Reshjet; Situata në kaskadën e Drinit në kontroll, vijon prodhimi i energjisë me kapacitet të plotë
Korporata Elektroenergjitike (KESH) po vijon të monitorojë nivelin e ujrave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin.
KESH bëri të ditur sot se, situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve në orën 08.00 paraqitet si më poshtë: Fierza 285.30 m, Koman 173.58m, Vau i Dejës 74.97 m.
Sipas KESH-it, prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 3460 m3/s.
Shkarkimet nga HEC Vau i Dejës janë në sasinë 500m3/s, ose sa 27% e prurjeve totale në kaskadë, ndersa në HEC Koman shkarkimet nga portat për momentin janë 400 m3/s.
Fraksion.com