Rama: Do e bëj vetë vaksinën anti-COVID, siç e kanë bërë kolegët e mi; S’doja që të zija radhën, por t’ju vërtetoj që është e sigurt
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do e bëjë vetë vaksinwn anti-COVID.
“Dozat e kësaj jave janë të pakëta në raport me nevojat e përgjithshme, do të japim një kontribut për infektivin e Prishtinës. Ministrja është në kontakt me homologun, është e rëndësishme që Ministria e Shëndetësisë të ketë gati pjesën e ftohjes, ne e kemi, mos gabohem pasnesër do të bëjmë publik me pamje, vendin, mënyrën e ruajtjes dhe të gjithë procesin në mënyrë që të jepi plotësisht transparnet dhe nga ana tjetër për të treguar që gjithçka është e mirë përgatitur si ka qënë në ditën e parë.
Nuk jemi më të pasurit apo të zotët, por nuk jemi prapa askujt dhe kjo është një arsye për të qenë krenar për punën dhe kapacitetin e posaçëm që është vënë në dispozicion.
Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazh e qartë që vaksina është e sigurt, por është arma asgjësuese ë këtij miku të padukshëm.
Ndërsa ministrja e shëndetësisë dhe anëtarë e kabinetit janë njëlloj si të tjerët dhe nuk kanë pse të hyjnë përpara dhe të marrin atë që u përket.
Nuk mund ta bëjë ministria e Shëndetësisë para të ëmës. Një pjesë të afektuar nga llumi i rrjeteve sociale, do ta bëj siç e kanë bërë edhe kolegët e mi në vendet e tjera. Do ta bëj sot vetëm për këtë arsye. Nuk do të doja t’i zija vendit akujt tjetër. Askush nuk është i detyruar ta bëjë vaksinën por është shumë e këshillueshme sepse është arma që e mbron njeriu nga ky armik”, tha Rama.
Fraksion.com