Parashikimi i motit, e hënë 11 janar 2020
Ditën e hënë në vend do të ketë sërish mot me vranësira të dendura dhe shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në zonën e veriut dhe atë të qendrës deri ne mesditë.
Në zonën e jugut reshjet e herëpashershme me intensitet mesatar dhe te larte ne pjesen e dyte te dites. Reshjet me intensitet të lartë do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në Alpe dhe në majat e maleve në verilindje reshje bore. Era do të fryjë me drejtim Jug –Juglindje-Veriperendim e lehtë e hera herës mesatare 1-10m/s në bregdet shoqëruar me valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/8 | re shi/rrebesh |
| Kukës | 2/9 | re shi/rrebesh |
| Lezhë | 8/9 | re shi/rrebesh |
| Dibër | 1/6 | re shi/rrebesh |
| Durrës | 12/14 | re shi/rrebesh |
| Tiranë | 12/13 | re shi/rrebesh |
| Elbasan | 12/13 | re shi/rrebesh |
| Berat | 11/15 | re shi/ rrebesh |
| Vlorë | 13/16 | re shi/rrebesh |
| Korcë | 9/16 | re shi/rrebesh |
| Gjirokastër | 14/15 | re shi/rrebesh |
| Sarandë | 12/16 | re shi/rrebesh |
Fraksion.com

