Një mami moderne…Gigi Hadid mahnit me pamjen gjatë shëtitjes me vogëlushen
Modelja Gigi Hadid është një mami e re tashmë dhe shëtitjet me vogëlushen e saj janë bërë më të shpeshta muajt e fundit.
Për herë të fundit ajo është parë në New York, derisa shëtiste fëmijën e saj me karrocë. 25-vjeçarja është shfaqur me plot shik duke zgjedhur një pallto të gjerë dhe çizme.
Për shkak të pandemisë, Gigi kishte zgjedhur të mbajë maskë mbrojtëse, derisa njëjtë kishte vepruar edhe shoqëruesja e saj. Ajo shfrytëzoi rastin që të ndalet edhe në një restorant për të shijuar një kafe, duke buzëqeshur gjatë gjithë kohës.
Gigi dhe partner i saj Zayn nuk e kanë zbuluar ende emrin e vajzës së tyre.
Fraksion.com