AktualitetPolitikëTë fundit

Negociatat e Ramës, Greqi-Turqi/ Mitsotakis i përgjigjet Cavusoglu-së

Ndërhyrja e kryeministri Edi Rama duket ka mundesuar vënien sërish në lëvizje te mekanizmit të bisedimeve mes Athinës e Ankarasë.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu njoftoi më herët se kishte pranuar ftesën e shefit të ekzekutivit shqiptar për të takuar homologun e tij grek, Nikos Dendias, në Tiranë, në përpjekje për të biseduar për një zgjidhje të mundshme për Mesdheun Lindor – të cilësuar si një nga krizat më të thella mes dy shteteve në dekadat e fundit.

Cavusoglu sqaroi madje se kryeministri Rama donte ta sillte atë së bashku me ministrin e Jashtëm grek, Niko Dendias, në Tiranë, por Dendias hyri në karantinë gjatë kësaj periudhe.

“Greqia, deklaroi se mund të fillojë negociatat pas 11 janarit. Gjate këtij procesi, kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama, Dendias dhe unë u munduam të mblidhemi në Tiranë për një takim. Përsëri, për të njëjtat shkaqe, Dendias na njoftoi se nuk mund të ishte në takim gjatë atyre ditëve. Me njoftoi edhe mua gjatë një bisede telefonike, ku e pyeta dhe i thashë të shkuara. Sot është 11 janar. Dhe ne si Turqi duam të bëjmë një ftesë të hapur. Që sot, brenda muajit të janarit, në sajë të zhvillimit të mbledhjes së parë, ftojmë Greqinë për zhvillimin e një takimi të afërt. Ne jemi vendi pritës, do të caktojmë një datë për takimin dhe së bashku me bashkëbiseduesit grekë do t’i japim zgjidhje kësaj çështjeje. Ne jemi gati që ditën e sotme, ashtu siç kemi qenë gjithnjë, si një vend që kemi besim në shtetin tonë, jemi gati të takohemi. Pas këtij takimi të parë, me ftesën e Edi Ramës, përsëri duke shkuar në Tiranë, jam gati që të takohem me Ministrin e Jashtëm grek Niko Dendias. Kjo është një ftesë dhe shpresoj që Greqia do ta shfrytëzojë këtë mundësi në kohën më të shkurtër, brenda muajit janar, dhe më pas bashkë me Niko Dendias shkojmë në Tiranë”, u shpreh Cavusoglu.

Që Rama po tentonte një ndërmjetësim mes dy palëve të përfshira në një konflikt, i cili është kthyer gati në një nyje gordiane dhe për BE-në e Nato-n, kjo qe përfolur prej kohësh, por pa ndonjë konfirmim zyrtar.

Në një reagim të zëdhënësit të ministrisë së Jashtme greke thuhej se ne nuk kemi ftesë zyrtare, por ne gjithnjë kemi qenë të gatshëm që nëse Turqia do bisedime të ulemi dhe të bisedojmë në bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e zonave ekonomike detare.
Ndërkohë gazeta Prototema, duke cituar kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis shkruan se ai e ka përshkruar si pozitiv faktin që Turqia ka shprehur dëshirën për fillimin e procesit, ndërsa kërkoi që pala turke të gjejë një datë të saktë për këtë qëllim.

“Greqia”, tha Mitsotakis, “do të marrë pjesë në bisedime kur të caktohet data bazuar edhe në vendimet e Këshillit Evropian”.

 

Fraksion.com