Ndërtimi i spitalit në Fier nga Erdogan, pronarët kundërshtojnë çmimin e shitjes së tokës
10 familje që preken nga projekti për ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit nga qeveria turke kanë dalë kundër, pasi sipas tyre toka nuk po shpronësohet sipas vlerës së tregut. Ato janë shprehur se janë kërcënuar nga kryetari aktual i Bashkisë, Armando Subashi, sipas të cilëve u ka thënë se pavarësisht këtyre kundërshtimeve “do ia marrin tokën me forcë, pasi kanë shumicën e parlamentit”. Për mediat, banorët shprehen se ajo tokë është e vetmja mënyrë jetese për ta.
“Duan të na i marrin me forcë, nuk dua t’ia di fare se s’kam asnjë të ardhur. Do na nxjerrin jashtë, unë nuk kam të ardhur atë tjera. E mbjell, korra misrin, kam jonxhën. Unë di këtë që do më marrin tokën, nuk di çmime. Ne nuk duam ta japim tokën se vetëm te ajo kemi shpresat për t’u ushtruar, nuk dua dëmshpërblim, dua tokën që të ushqehem, Do e kundërshtoj deri në fund”, shprehet një banor.
“Kryetari i Bashkisë na ka organizuar një dëgjesë me pronarët e tokës që prezuposohet që do jetë hapësira ku do ndërtohet spitali, nuk ka përmendur një shifër fikse, por na ka thënë se 99.9% është vlera e referencës 2.3-3.3 milion për dynim. Ne, pronarët janë pronar bujqës që kemi mënyrë jetese për pronarët. Ia kemi bërë me dije se toka në njafë është mjeti bazë i jetesës. Duke ndeshur me kundërshtimin e pronarëve aktual kryetari na ka intimiduar duke thënë se “doni apo nuk doni ju, toka do merret me forcë se ne përbëjmë shumicën e parlamentit, pra ne e marrim me VKM”. Ne themi se nuk mund të sheshim tokë, është bukë gojë për çdo pronar. Asnjë pronar nuk është i punësuar, pra mjeti kryesor i jetesës është kjo tokë. Kryetari na ka thënë nëse has kundërshtimin tonë na ka thënë se maksimumi do shtyhet projekti me një muaj, por toka do të merret me forcë. Dëgjesa është realizuar ditën e diel. Ne kërkojmë që projekti të zhvendoset në dy opsionet e tjera. Janë 10 familje duke përfshirë dhe trashëgimtarët e tjerë”, thotë një tjetër.
“Të bëhet spitali, unë jam demokrat si familje, të bëhet spitali, por të na japë vlerën. Nuk na është dhënë vlera akoma”, shprehet një tjetër.
Në rast se nuk merret parasysh kërkesa e tyre, ato bëjnë me dije se do të njoftojnë ambasadën turke.
“Nëse nuk ndodh ne do i dërgojmë thirrje ambasadës turke që ta marrë në shqyrtim çështjen në fjalë”, tha banorja.
Fraksion.com