“Largohuni vetë nga tokat buzë lumit”; Braçe apel qytetarëve për fryrjen e ujërave në Shkumbin
Reshjet e dendura të shiut në Elbasan kanë fryrë lumin e Shkumbinit duke rrezikuar që të dalë nga shtrati.
Zv.kryeministri, Erion Braçe i ka bërë apel banorëve të Tërbufit, nga Çerma e sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, të largohen vetë e të largojnë bagëti, mjete e çka tjetër nga tokat, nga buza e lumit në argjinaturë.
“Shkumbimi po sjell rrezik. Prurjet e lumit Shkumbin prej mëngjesit të sotëm janë rritur më me shumëfish deri në 800 metër kub ujë në sekondë. Çdo banor i Tërbufit nga Çerma e Sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, të largohet vetë e të largojë bagëti, mjete e çka tjetër nga tokat, nga buza e lumit në argjinaturë. I njëjti lajmërim vlen për të gjithë banorët e fshatrave buzë Shkumbinit nga Papri në Peqin, Rrogozhinë. Edhe një herë, hiqni çdo gjë nga toka buzë lumit deri në argjinaturë tani”, apeloi ditën e djeshme Braçe.
Fraksion.com