Ky është mishi që rekomandojnë dietologët nëse doni të bini nga pesha
Rënia në peshë varet nga cilësia e ushqimeve dhe dieta që ndjek. Nëse po i heq nga sytë të skuqurat dhe hamburgerat e ndryshëm, mos prit të kesh rezultate me rënien në peshë. Po kështu, edhe nëse ke një aktivitet të rregullt fizik, nuk duhet ta përdorësh si justifikim për të ngrënë gjith?ka që dëshiron gjatë gjithë kohës. Dieta e rregullt dhe cilësore është çelësi për të pasur një trup të shëndetshëm.
Nisur nga ky fakt, një nga gabimet më të mëdha që bëjnë njerëzit me dietën e tyre është lloji i mishit që hanë. Sigurisht, proteina është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshmme për një dietë të shëndetshme, megjithatë duhet të dish se çfarë mishi po konsumon dhe nëse të ndihmon ai për të rënë nga pesha. Mishi me yndyrë, mishi i përpunuar si proshuta dhe salsi?et, natyrisht do të shtojnë yndyrën në trup, kështu që këto variante janë shumë larg qëllimit për të rrëzuar kile.
Në vend që të zgjedhësh pulë të skuqur apo hot dogs me proshutë, rekomandimi që vjen nga dietologët është mish i lehtë (me përmbajtje shumë të ulët yndyre dhe me pak kalori). Në rast se merr doza ditore të kontrolluara nga një mish i tillë, do të marrësh proteinat e nevojshme për të mbajtur trupin me energji. Proteinat janë të mjaftueshme jo vetëm për humbjen në peshë, por edhe për të ndihmuar mbajtjen e flokëve të fortë, si dhe për rigjenerimin e indeve të muskujve. Pra, konsumi i mishit të lehtë është shumë i rëndësishëm për shëndetin e trupit.
Ku mund ta gjesh mishin e pastruar nga yndyra apo nga kaloritë?
Mishi pa yndyrë është një burim i mirë proteinash dhe me pak kalori. Mishi i pulës, por në përgjithësi filetot, janë mishra me përmbajtje relativisht të ulët yndyre. Edhe mishi i kuq, si bërxollat e derrit, pas tharjes së yndyrës, mund të konsiderohen si mish i lehtë.
Edhe tonet janë konsideruar si një variant i mirë për të humbur peshë, sipas nutricionistes Kris Gunnars. Ajo thotë se tonet kanë përmbajtje të lartë vitaminash dhe acide yndyrore Omega-3, një yndyrë e shëndetshme që ndihmon në uljen e kolesterolit në arteriet dhe enët e gjakut.
Fraksion.com