Kryemadhi nga Kombinati: Beteja jonë të krijojmë mundësi për qytetarët
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shprehu sot bindjen se “ndërtimi i spitalit të Fierit është në kuadrin e fushatës elektorale”, pasi sipas saj, spitali rajonal nuk u ndërtua për 8 vjet.
Gjatë vizitës së saj në Kombinat, Kryemadhi u shpreh se beteja e opozitës nuk është me individët, por sesi të krijojë mundësi për qytetarët.
“Beteja jonë është si të sistemojmë njerëzit, çfarë mundësie do t’i krijojmë njerëzve që të garantohen për shtëpitë e tyre, për bizneset e tyre. Përderisa janë taksapagues të rregullt, banorët kanë paguar dritat, ujin dhe çdo taksë, edhe taksë arsimi edhe pse nuk kanë pasur fëmijë në shkollë e kanë paguar”, – nënvizoi Kryemadhi.
“Ndoshta banorët e këtij pallati që është shembur mund të kenë qenë votues socialistë dhe mund të jenë joshur me 2 apo 3 bonuse qiraje. Mirë dakord është Erion Veliaj dhe të paguan bonusin e qirasë, por çdo bonus qiraje në mënyrë të tjetërsimit të pronës është e paligjshme, se kur të vijë ndonjë qeveri tjetër do ju thotë ktheni mbrapsht këtë bonusin e qirasë se e keni marrë në mënyrë të paligjshme”, – tha Kryemadhi.
Kryemadhi tha se “mendoj që ajo që është shumë e rëndësishme, është që nuk bëhet thjesht me marrëdhënie politike”. Sipas saj, duhet të jetë një garanci juridike, ku shteti u del për zot qytetarëve të tij.
Fraksion.com