AktualitetPolitikëTë fundit

‘’Deputeti që duam’’; Balla: Procesi vijon disa ditë me një akademi të mirëfilltë politike, në përfundim një pjesë do të jenë në ekipin fitues të PS

PS ka nisur fazën e dytë të procesit ‘’Deputeti që duam’’ prej të cilës disa qytetarë nga fusha të ndryshme do të kenë mundësinë të jenë pjesë ne listën e zgjedhjeve të 25 prillit.

ekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka deklaruar se nga qindra aplikime Komisioni ka zgjedhur më të mirët dhe tashmë është radha për hapin e fundit.

Për këtë PS ka organizuar një akademi të mirëfilltë politike, në një proces që do të zgjasë disa ditë ku lektorë do të jenë përfaqësues të parlamentit europian, përfaqësues të parlamenteve të vendeve të BE, politikanë të rëndësishëm e trajnerë të spikatur në fushën e shkencave politike.

Në përfundim një pjesë e garuesve i bashkohen ekipit të PS për 25 prillit, kurse të tjerët që nuk kualifikohen janë të ftuar të bëhen pjesë e PS si anëtarë.

”Sot realisht ndihem shumë krenar që e kemi ccuar para këtë proces që ndodh për herë të parë në 30 vite. Zanafillën e ka tek Reforma Zgjedhore, që shënoi moment historik me hapjen e listave. Kjo ishte arsyeja pse u mor kjo iniciativë. Si partia më e madhe në vend, ne duam një bazë të mirë të kandidatëve, përfaqësues të komuniteteve që përfaqësojnë zonat e tyre denjësisht. Jam i entuziazmuar për interesin e lartë, të shprehur në platformën ‘”Deputeti që duam’’. Komisioni duhet të zgjidhte më të mirët në qindra aplikime. Shqipëria s’ka më asnjë lidhje tashmë me ccfarë ishte 7 vite më parë. Ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë. Tani me bindjen për të zgjedhur njerëzit e duhur që do sjellin ndryshime të vërteta.

Me lista të hapura pushteti i kthehet sovranit. Për këtë qëllim ne si partia më e madhe duhet të jemi në lartësinë, dhe të përzgjedhim politikanët më të përkushtuar dhe kualifikuar. Kjo s’vjen vetëm prej listave të hapura, por edhe krizave të paprecedenta lokalisht e globalisht.

Të nderuar pjesëmarrës, shumë prej jush janë profesionistë në fushat tuaja dhe do jenë vlerë e shtuar. Vetëm me qytetarë të ndërgjegjshëm mund të kemi politika gjithpërfshirëse.
Është një proces që do vijojë disa ditë, në një akademi të mirëfilltë politike. Lektorë do të jenë përfaqësues të parlamentit europian, përfaqësues nga parlamentet e vendeve të BE, politikanë të rëndësishëm, trajnerë të spikatur në fushën e shkencave politike.

Në përfundim të kësaj akademie, disa do të kenë nderin të jenë në skuadër, kurse të tjerëve i ftojmë të bashkohen me PS.”- tha Balla.

Fraksion.com