Bombë në makinën e një gazetari jashtë stacionit televiziv në Greqi
Lënda shpërthyese ishte vendosur në makinën e gazetarit dhe punonjësit të stacionit “E”, George Sfakianakis, i cili në momentin e shpërthimit po montonte shfaqjen e Menios Fourthiotis “Prova të Drejta”.
Zhurma nga shpërthimi ishte e fortë, megjithatë nuk u raportuan të lënduar. Giorgos Sfakianakis, duke folur për Protothema.gr, deklaroi se ndoshta nuk ka qenë ai shënjestra e sulmit, por prezantuesi i emisionit, Menios Fourthiotis.
Gazetari Giorgos Sfakianakis deklaroi edhe në AT Maroussi. Nga kontrolli policia tha se gjeti gota dhe shishe birre të thyera pranë makinës së dëmtuar.
Studiot e “E” janë bashkë-vendosur në të njëjtën ndërtesë me studiot dhe zyrat e televizionit SKAI.
https://youtu.be/UMRD2OepYtY