A ju ka kërkuar diçka në shkëmbim Erdogani? Ja si përgjigjet Rama
Kryeministri Edi Rama ndërsa qartësoi më shumë detaje për ndërtimin e spitalit të Fierit i cili do të ndërtohet nga Turqia shpjegoi dhe marrëdhënien me presidentin Erdogan.
I pyetur nëse për të këtë si dhe për shtëpitë që do të ndërtojë presidenti turk a kërkon diçka në këmbim, Rama tha se ka marrëdhënie të barabarta me presidentin turk.
“Marrëdhënie ime me presidentin nuk është më jep të jap. Shpesh herë më teoritë e konspiracionit këtu ca s’thuhet, por marrëdhënia ime është një marrëdhënie respekti dhe miqësie.
Në këto marrëdhënie unë jam i barabartë. Pse ai e bën këtë? Është shumë e qartë, është pjesë e një parteriteti mes dy vendeve, si dhe marrëdhëniet që kam unë dhe ai.
Lajm po kaq i mirë është hapja në Tiranë e një dege ku studentët shqiptarë do jenë në Shqipëri dhe studuiojnë në universtitetin teknik të Stambollit.
Prej disa vitesh atje me të mirët janë shqiptarët. Kjo është një gjë që do materializohet shumë shpejt, presim një ekip nga Turqia shumë shpejt.”
Fraksion.com