Pengmarrja për 1 mln dollarë; Pas 22 vitesh hetimi, gjykata e Tiranës pushon dosjen për Koço Dadon
Ky është vendimi i gjykatës së Tiranës që deklaron pushimin e hetimeve me kerkesë të prokurorise së Tiranës, pasi ishte ish prokuroria e krimeve të rënda që ja delegoi hetimin e rrëmbimit të Koço Dados.
Prokuroria vlerëson se kanë kaluar më tepër se 20 vite dhe ky qëndrim i prokurorisë mbështetet dhe nga gjykata e thotë gjithashtu se për shkak të kohës së konsiderueshme që ka kaluar dhe mungesës së provave, çështja është parashkruar.
Grupet kriminale më të njohura të asaj kohe, protagonistët ë krimit në vend rezultojnë të skeduar, përgjuar dhe vëzhguar. Madje edhe kriminelë të njohur edhe në ditët e sotme. Biznesmenë të njohur dhe jo, dëshmitarë dhe të afërt që janë pyetur dhjetra herë.
Por në përfundim drejtësia u dorëzua dhe nuk mundi të zbardhë rrëmbimin e Koço Dados dhe as autorësinë e atyre që hodhën eksploziv në banesën e tij gati katër muaj pasi 45 vjeçari ishte marrë peng.
Një serial veprimesh hetimore të urdhëruara në kohë të ndryshme nga prokurorë të përgjithshëm dhe shefa kundër krimit të organizuar rezultuan të pafrytshme dhe në përfundim gjykata e shkallës së parë shpalli pushimin e dosjes që i kishte kaluar për kompetencë nga ish-krimet e rënda. As ekspertiza ndaj këtyre letrave që Top Channel i disponon , që u përgatiten nga rrëmbyesit për të udhëzuar familjen e tij se ku duhet t’i dorëzonin paratë. As tre kasetat ku ishte filmuar pengu nuk shërbyen për asgjë.
Koço Dado u rrëmbye mbrëmjen e tetë qershorit në afërsi të ish ambasadës në rrugën Qemal Stafa, pasi kishte përfunduar mbledhjen e shoqatës së biznesmenëve shqiptare. Katër rrëmbyes u afruan me një mjet tip ford , njëri prej tyre i vendosi pistoletën personit që gjendej nën shoqërinë e Dados, duke i thënë ndal policia.
Siç pohojnë dëshmitaret, fjala e fundit që mundi të thotë Koço Dado përpara se të merrej forcërisht ishte pyetja ‘Çkeni me mua?’. Ndërsa më pas pas njëri prej tyre i vendosi një kapuç në kokë dhe dy të tjerë e goditën derisa e futën në automjet ./tch
Fraksion.com