Aleksandër Lipivani braktis LSI-në, i bashkohet Partisë Socialiste
Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani ka vendosur t’i bashkohet Partisë Socialiste.
Pas shumë rrjedhjesh në LSI-në e Tiranës dhe në qytete të tjera edhe zoti Lipivani ka vendosur të bashkëngjitet me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.
Kujtojmë se pak ditë më parë ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka braktisur Lëvizjen Socialiste për Integrim, për t’ju bashkuar Partisë Socialiste.
Fraksion.com