AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Falënderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama falënderoi sot për mikpritjen kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ndërsa bëri të ditur se gjatë takimit biseduan mbi situatën e COVID-19 dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kreu i qeverisë tha se shprehëm vullnetin e plotë për ta zhvilluar bashkërisht më tej këtë marrëdhënie strategjike.

“Falënderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkërisht më tej këtë marrëdhënie strategjike”, – tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Athinë, ku zhvilloi një drekë pune me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, pas vizitës zyrtare që zhvilloi në Turqi.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com