AktualitetPolitikëTë fundit

Përmbytjet; Rama dhe Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile në konferencë (VIDEO-LIVE)

Kryeministri Edi Rama dhe  Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile në konferencë për situatën si pasojë e reshjeve në vend, masat e marra dhe pritshmëritë metereologjike në vijim. Akuzave të presidentit Ilir Meta se paralajmërimi i IGJEUM nuk është marrë parasysh nga qeveria, ka ardhur nga zv. kryeministri Erion Braçe. Ai ka hedhur poshtë deklaratën se qeveria nuk ka komunikuar me qytetarët, sipas së cilit në terren kanë qene ministra, prefekt, kryepleq e drejtues të policisë, për këtë arsye nuk ka asnjë rrezik për njerëzit.

Përmbytjet/ Braçe: Prej 5 ditësh në çdo qytet janë mbledhur Shtabet e Emergjencave! Shpresoj ta mbajmë në kontroll! Kemi qenë në terren, jo për fushatë si  të tjerë

Zv.kryeministri Erion Braçe në një konference me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile i  është përgjigjur akzave të Metës se nuk janë marrë masat për të parandaluar përmbytjet dhe se prej 5 ditësh janë mbledhur në çdo qytet Shtabet e Emergjencave.Ndërkaq ai ka thënë se kanë qenë në terren për të parë situatën dhe për të marrë masa dhe këtë shton se nuk e kanë bërë për fshatë por për punë.

“Thujase prej  5 ditësh qeveria gjithë ministrat që shihni pushteti vendor prefektët në zonat që ndodhen në vështriësi kanë mbledhur shtabet e emergjencave. Dua të theksoj se IGJEUM ka njoftuar për një situatë të vështirë prej kushteve atmnsferike në datën  6. Ministrja e bujqësisë së ushqimit që menaxhon sektorin e vaditjes dhe kullimit ka qenë në terren. Prej 3 ditësh të gjithë hidrovoret nga veriu deri në Butrint kanë punuar me kapacitet të plotë.

Drejtoria e përgjithshme e rrugëve nën kujdesin e ministri të transportit ka qenë në terren dhe rrugët janë të gjitha të hapura. Gjatë 4 ditëve të fundit por dhe më herët nuk ka munguar asnjë minutë energjia elektrike nga hidrovoret.  Menaxhimi i kaskadës së drinit ka qenë optimal deri tani. Komiteti që e menaxhon është mbledhur çdo ditë. Kemi një situatë të kontrolluar. Pa më të voglin diskutim që të gjitha këtyre agjencive su ka munguar mbështetja financiare. Të gjithë kryetare te bashkive kanë mbledhur shtabet e tyre të emergjencave. Sot që flasim dita ka qenë edhe më e vështirë prej reshjeve që kanë rënë.

Gjatë 3 ditëve të fundit ska asnjë rajon që trë mos ketë pasur mbi 100 mm shi pra reshje. Pavarësisht kësaj sot është dhënë efekti veçanërisht në zona të goditura. Pavarësisht këtij fakti do thoja se zona e kryer gjatë verës në secilin nga këto territorie, psh Zadrima ndodhet në vështirësi, janë pastruar 48 km kanale gjatë gjithë periudhës së verës.

Puna e verës ka bërë që të minimizohet intensiveti i gjatë ditëve të fundit. Ne skemi qenë për fushatë në terroitor ashtu si  të tjerë në mënyrë të papërgjegjshme vazhdojnë ta bëjnë. Ne kemi qenë për punë. Në orët në vijim e vështirë. Edhe nata e sotme, do ketë reshje të shumta. Do jemi në gatishmëri. FA dhe të ndërhyrjes së shpejtë janë pranë bashkive. Natyrisht që akoma më shumë njerëz do shtohen nesër dhe në vijim. Ne shpresojmë shumë që situatën të vijojmë ta mbajmë nën kontroll. Kjo është bërë gjatë ditëve të fujndit dhe nga mëngjesi i sotëm dhe në vijim. Do vazhdojmë rikuperimin për çdo dëm të shkaktuar”, tha Braçe.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/454953992337356

 

Fraksion.com