AktualitetTë fundit

Moti i keq: ARSH jep njoftimet për situatën segmentet rrugore

Moti i keq dhe reshjet e orëve të fundit në vendin tonë, kanë sjellë probleme për shkak të përmbytjeve në disa qytete.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme në kushtet e reshjeve intensive të shiut.

Përmes një postimi në Facebook, ARRSH, iu ka bërë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Njoftimi i ARRSH-së

Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë, grupet e punës kanë qenë në terren rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa problem.

Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes dhe po punohet akoma qarkullimi vazhdon normalisht.

Në rajonin jugor, ka pasur reshje shiu me intesitet mesatar, si pasojë ka sjellë rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh, është ndërhyrë menjëherë për pastrimin e rrugëve pa krijuar probleme në qarkullim.

Në segmentin Qukës-Pishkash, ka prurje të aluvioneve vazhdimisht. Po punohet për pastrimin e plotë të rrugës me mjete e punëtorë.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

 

Fraksion.com