AktualitetTë fundit

“Ku u bë 50/%?”; Brataj: Të mos e humbim tani në fund; Imunizimi i Tiranës nuk është më shumë se…

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, e cilëson të nxituar dhe të pavërtetë rezultatin e nxjerrë në ditët e fundit të vitit 2020, që sipas tij solli edhe shkelje në masë të rregullave anticovid nga qytetarët.

Brataj del kundër studimit të Akademisë së Shkencave për arritjen e imunitetit në masën 50% në popullsinë e Tiranës.

“Mora një lajm 50% imunizim, po se ku u bë, sa ishin numrin, me çfarë metodologjie dhe kush e kontrolloi nga ana shkencore? U tha nga Akademia e Shkencave. Mesa di, janë rreth 800 veta që u testuan dhe nuk mund të quhet studim dhe as bën një tregues për popullësinë. Unë mendoj se imunizimi nuk është më shumë se 20-25%.”, u shpreh ai.

Shefi i Urgjencës Kombëtare iu bën thirrje qytetarëve, veçanërisht të rinjve të vijojnë të respektojnë masat mbrojtëse për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Të mos e humbim betejën tani në fund. Maska po jep rezultat mjaft të mirë. Nuk do kemi më shumë se sa kaluam”, shtoi ai.

Efektet e grumbullimeve dhe shkeljeve të masave për festat e fundvitit pritet të japing efekte pas dy javësh. Megjithatë kreu i Urgjencës Kombëtare deklaron se në muaj e mbetur të dimrit nuk pritet të arrijmë kulmin e rasteve positive që u shënuan në nëntor-dhjetor.

Sipas Bratajt aktualisht vihet re një ulje e pozitivitetit por dhe e thirrjeve të qytetarëve që e kalojnë sëmundjen në banesë.

 

Fraksion.com