Life StyleTë fundit

“Kam pritur boll për martesë”; Rovena Stefa dëshiron të bëjë dasmë me dy mijë të ftuar

Rovena Stefa është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare. Ajo është mjaft aktive si me postimet, fotot por edhe me produksionet muzikore që publikon.

Së fundmi këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”. Këtë herë vjen në studio për këngën e saj më të re me titull “Le të thyhen gotat (2021)” të cilën e ka publikuar në ditët e fundit të vitit që lamë pas.

Përveç jetës së saj profesionale, Rovena ka folur edhe për jetën private ku ka pranuar se është në një lidhje, por për shkak të pandemisë nuk mundi dot të bënte një dasmë. Ajo shprehet se dëshiron një dasmë madhështore dhe sapo të mbarojë pandemia do e bëjë.

“E kam shtyrë që të jetë ai momenti ku unë mund të ftoj 2000 vetë, se sikur të ftoj në dasmë 100 veta nuk është dasmë e madhe. Dikush thotë që ç’e do gjithë atë zhurmë, unë dua të gëzohet i madh dhe i vogël tek dasma ime, kush më njeh le të vijë, domethënë është i ftuar. Kam pritur shumë vite që të martohem, kështu që…”-tha këngëtarja.

 

Fraksion.com