“Ishim të përgatitur”; Balluku: Menaxhimi i situatës në kaskadën e Drinit shmangu përmbytjet në Shkodër
Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se që prej 10 ditësh ishin marrë masat për mbarëvjatjen e punës në hidrocentralet e vendit, në mënyrë të tillë që të shmangeshin përmbytjet për shkak edhe të rritjes së nivelit të reshjeve.
Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Komitetit Ndërministror i Emergjencave, Balluku tha se menaxhimi i punës në kaskadën e Drinit shmangu dhe përmbytjen në zonën e fushës së Shkodrës.
“Doja të ndalesha tek kaskat. Numri i prurjeve është 4290 metra katrorë për sekondë. Është mirëmenaxhuar situata në kaskadën e Drinit. Kemi nisur nga puna që para 10 ditësh. Kemi qenë të përgatitur për të marrë masat e duhura. E kemi gjetur padyshim të përgatitur veten dhe sot kaskada ka parandaluar përmbytjen në fushën e Shkodrës. Këtë duhet ta themi. Kuotat ne Fierzë është 277.5 metra. Në Fierzë s’po gjenerojmë energji për të ruajtur këto kapacitete, për të menaxhuar dhe përmbytjet në Shkodër. Në Koman kuota ka arritur 174,2 metra. Kuota në 74.14 metra, prurjet janë 590 metra kub në sekondë. Ulëza dhe Shkopeti kanë shkarkime 790 metra kub për sekondë.
Për Matin nuk kemi ngarkesë të këtij lumi. Fakti që nesër do të kemi reshje më të ulëta, do t’i japë mundësi shtrateve kulluese që të punojnë me kapacitete të plota. Kemi ndeshur dhe në akuza politike se nuk kemi informuar popullin. Zëvendësministrat kanë qenë në komunikim direkt. Kemi përdorur televizionet, duke pasur mundësin që të informojmë publikun në çdo moment. F
alënderojmë OSHEE, KESH, OST-ja, të gjithë kanë qenë në krye të detyrës, që të mos kishim ndërprerje energjie. Drejtoria e Përgjithshëm e transportit rrugor ka pasur komunikim të vazhdueshëm me publikun që të merrnin masa për këto kushte moti. Kemi qenë në gatishmëri më shumë në këto 2 javët e fundit. Reshjet kanë sjellë probleme në asket rrugore, që lidhen me dalje të ujit në rrugë.”, tha Balluku.
Ndërkohë, që në këtë bashkëbisedim ndërhyri dhe kryeministri Rama, i cili theksoi se; “Diçka që nuk u tha sepse faktikisht nuk kishte si të thuhej për shkak të specifikës, por që duhet thënë për shkak të rëndësisë është administrimi i kaskadës në funksion të domosdoshmërisë për të pasur nën kontroll të gjithë këtë prurje dhe në funksion të kujtesës së mirë që mos të përsëriten ngjarje dramatike që për fat të keq kanë ndodhur në të shkuarën të cilat kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme.”.
Fraksion.com