Greqia na dhuron vaksina; Rama takon Dendias, në tryezë ligji i luftës dhe marrëdhëniet mes dy vendeve
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë,ku ka nisur takimet me ministrin e jashtëm Nikos Dendias dhe në vazhdim do të ketë një drekë në shtëpinë e homologut të tij tij grek Mitsotakis.
Mësohet se zoti Rama vjen në Athinë me një axhendë të gjerë bisedimesh dypalëshe,ku lufta kundër covid 19 dhe bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve tona,do të jenë kryeradha e saj.
Top channel ka mësuar se kryeministri Rama, ka siguruar një sasi vaksinash,të cilat Athina zyrtare do ja vërë vendit tonë për të mbështetur sadopak në luftën kundër covid.
Kjo ndihmë e Athinës konsiderohet jetike,p as refuzimit të vendeve europiane për të mbështetur vendet e Ballkanit perëndimor me vaksinat, çka ka krijuar jo pak “zemërim” prej këtyre të fundit, për mënyrën sesi Europa sheh dhe vlerëson vendet jo anëtare.
Por bisedimet mes Ramës dhe Dendias,do të fokusohen edhe në shportën e marrëdhënieve mes dy vendeve, të mbetura ende hapur, mbas delegimit të çështjes së detit në gjykatën e hagës.
Partneriteti strategjik mes dy vendeve dhe traktati i ri i miqësisë mes vendeve tona në të cilën pala greke parashikon edhe heqjen e “relikës” së fundit që mban peng këto marrëdhënie, ose ligjit të luftës,është një tjetër temë bisedimesh.
Tirana zyrtare beson se pikërisht heqja e ligjit të luftës,do të çlirojë shumë energji pozitive në këto marrëdhënie.
Në vazhdim Rama do të drekojë me homologun e tij Mitsotakis,ku sipas burimeve të sigurta pranë palës greke,do t’i dërgojë këtij të fundit një mesazh nga presidenti turk Erdogan.
Mbas kësaj dreke,do të kuptohet, nëse Rama do të jetë “pëllumbi i bardhë” për një qasje të re mes Athinës dhe Ankarasë,apo do të mjaftohet me menynë me mezet mesdhetare të Mitsotakis,dhe pamjen spektakolare nga banesa e tij private në kodrën Lukabetus. Mbetët për tu parë…
Fraksion.com