AktualitetPolitikëTë fundit

Deklarata e Metës; Rama: I është gjetur vaksina COVID-it, por jo akuzave të opozitës që shfrytëzojnë për politik fatkeqësitë natyrore

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile – “Për situatën si pasojë e reshjeve në vend, masat e marra dhe pritshmëritë meteorologjike në vijim” ka thënë se strukturat e posaçme janë në gatishmëri të plotë.

“Administrimi i kaskadës në funksion të domosdoshmërisë për të pasur nën kontroll të gjitha prurjet dhe në funksion që të mos përsëriten ngjarje dramatike që kanë ndodhur në të shkuarën jo aq të largët dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha.”

Rama është ndalur edhe tek vaksinimi duke thënë se shpreson të nis tek mjekët para afatit të parashikuar. Ai ka hedhur akuza ndaj opozitës duke thënë se kapen pas çdo fatkeqësie natyrore.

“Shpresoj ta fillojmë ta injektojmë në vendin tonë duke nisur nga mjekët dhe infermierët para afatit të deklaruar. Ndërsa vaksinës së dëshpërimit të opozitës nuk i është gjetur formula dhe për shkak të dëshpërimit ata kapen pas cdo mundësie iluzore dhe natyrisht ndaj çdo fatkeqësie natyrore për të bërë politikë.”

Ndërkohë Rama ka siguruar që puna në terren do të vazhdojë për të përballuar me sukses përmbutjet. Ai ka thënë se falë punës së bërë ndër vite nën qeverisjen e tij nuk është më e njëjta situatë si disa vite më parë me përmbytjet.

“Ne do vazhdojmë të bëjmë punën tonë si të gjithë në këtë moment të vështirë. Për ngritjen e strukturave dhe përshkallëzimin e prezencës në territor. Të gjitha këto janë zbatuar. Situata nuk është e pëlqyeshme në ato zona ku ka pasur reshje intensive. Por fal infrastukturës dhe rritjes së kapaciteteve mbrojtëse për fatkeqësitë. Sot me këtë sasi reshjesh kemi një gjendje shumë më të pranueshme dhe nën kontroll me çfarë do ndodhte nëse do ishim si në ato vite jo shumë largëta ku bëhej hataja. Secili e di ku e ka pozicionin e vet me këtë përballje me natyrën. U theksua nga Brace që e ka ndjekur në kohë reale dhe niveli i reagimit me përjashtim me atë buzë-liqenit të Shkodrës ka ardhur drejt përmirësimit. Është e rëndësishme se ska asnjë dëm në njerëz dhe për banesat dëmet janë minimale dhe nga pikëpamja e lëvizjes ka pasur ndërhyrje”

“Do kemi një moment frymëmarrje pas një momenti që po vjen sërish me reshje. Do të lehtësohet rëndesa e krijuar nga grumbullimet  e ujit. Gatishmëria është maksimale.” ka thënë Rama.

 

Fraksion.com