AktualitetBota+Të funditTeknologji

Zuckerberg: Bllokimi i Trump në ‘Facebook’ do të vazhdojë për të paktën dy javë

Kufizimet e Facebook në llogarinë e Presidentit Donald Trump do të vazhdojnë për të paktën dy javët e ardhshme dhe ndoshta “për një kohë të pacaktuar”, tha CEO i FB-së Mark Zuckerberg në një postim në blog të enjten.

Vendimi shënon një përshkallëzim të madh nga Facebook pasi është vënë nën presion të fortë për të ndaluar Trump pas retorikës së tij nxitëse të kryengritjes ditën e djeshme dhe jo vetëm.

Nëse kufizimet do të vazhdojnë, Facebook mund të bëhet platforma e parë kryesore që bllokon Trump përgjithmonë.

Facebook dhe Tëitter ndërmorën hapin e jashtëzakonshëm të mërkurën për të kyçur llogarinë e Presidentit Donald Trump në platformat e tyre pasi mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kapitolit për të protestuar ndaj zgjedhjeve.

 

Fraksion.com