Zgjedhjet e 25 prillit; Mediu: PD ka nevojë për koalicion
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh sot se “nëse ka një subjekt politik që ka nevojë për koalicion, sot është Partia Demokratike”.
Në një prononcim për mediet ai tha se “pavarësisht se siç mund të mendojnë sondazhet apo idetë, këto do të vijnë në një racionale që kanë të bëjnë me zgjedhjet, deri në ditën e fundit të votimit, deri kur të numërohet vota e fundit”.
“Mënyra e ndërtimit të koalicionit nuk është pazar. Koalicionet ndërtohen mbi bazën e elementëve faktikë që kanë të bëjnë me peshën elektorale të gjithsecilit subjekt”, tha Mediu.
7 shkurti është përcaktuar si dita e regjistrimit të partive në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 prillit.
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka nisur sot takimet me aleatët, ku tre nga shumë çështjet që janë në tavolinë janë listat, formula e koalicionit dhe pozicionimi i aleatëve.
Fraksion.com