“Merkel e shokuar me zhvillimet”; Biden shpallet fitues, Trump pranon humbjen
Biden shpallet fituesi i zgjedhjeve në SHBA. Donald Trump premton kalim paqësor të pushtetit por mbetet i bindur se zgjedhjet janë manipuluar.
Trumpi para dorëzimit
Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump bën të ditur se ai do të pranojë humbjen dhe do të dorëzojë me mjete paqësore pushtetin me 20 janar. Edhe pse ai është i bindur se “rezultati i zgjedhjeve është manipuluar dhe nuk është në pajtim me faktet”, dorëzimi i pushtetit do të bëhet me mjete paqësore dhe në mënyrë të rregullt me 20 janar, shkruan në Twitter një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Merkel e shokuar me zhvillimet
Kancelarja Angela Merkel është shprehur e shokuar me dhunën e parë në Kongresin amerikan. “Më kanë shqetësuar thellë dhe më kanë zemëruar shumë pamjet nga Kapitoli”, tha Merkel në Berlin. Kancelarja tha se një nga rregullat elementare të demokracisë është se pas zgjedhjeve ka fitues dhe humbës. Merkel u shpreh e bindur se “demokracia do të dëshmohet më e fuqishme se sulmuesit dhe njerëzit e dhunshëm”./dw
Fraksion.com