AktualitetBota+Të fundit

Dhjetëra të vdekur si pasojë e reshjeve intensive të borës në Japoni

Të paktën 29 persona kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve intensive të borës, ndikimi i të cilës është ndjerë në 3 javët e fundit në të gjithë Japoninë.

Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, deri më tani 29 persona kanë humbur jetën nga reshjet e borës që vazhdojnë që nga mesi i dhjetorit.

Për shkak të kushteve të këqija të motit në mbarë vendin janë anuluar mbi 400 fluturime, ndërsa në rajonin Yamagata janë pezulluar deri në fund të javës udhëtimet e trenave të shpejtë.

Pas reshjeve të borës që arritën në nivel rekord në zonën Yokote në rajonin Akita në veri, u dërguan për operacione të kërkim shpëtimit personel i Forcave të Vetëmbrojtjes (SDF).

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) njoftoi se krahasuar me periudhën në festën e Vitit të Ri, në vend ka hyrë një mot i ftohtë më efektiv dhe se reshjet intensive të borës priten deri në fundjavë.

Ndërkohë janë bërë paralajmërime për rrezik të ortekëve në rajonet Tohoku dhe Hokuriku ku thellësia e borës vazhdon të jetë 3 herë më e lartë se normalja.

Sipas JMA, pas reshjeve intensive që vazhdojnë përgjatë brigjeve të Detit të Japonisë parashikohet që trashësia e borës të arrijë 120 centimetra në një ditë./AA

 

Fraksion.com