AktualitetPolitikëTë fundit

Basha: Të rinjtë po largohen nga vendi, ka ardhur koha t’iu rikthejmë shpresë shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot se “të rinjtë po largohen nga Shqipëria dhe ka ardhur kohë që t’iu rikthehet shpresa shqiptarëve”.

“Për shkak të Ramës, të rinjtë tanë po largohen nga Shqipëria. Është koha ta largojmë Ramën dhe t’u rikthejmë shqiptarëve shpresën. 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin gjatë qeverisjes Rama, 500 mijë shqiptarë humbën besimin, hoqën dorë nga shpresa dhe nuk panë më të ardhme”, thekson Basha.

Ai deklaron se “politikat e Ramës bënë që brezat tanë të ardhshëm të zhduken dhe as nuk e ka në plan t’i kthejë sërish. Këta njerëz kanë marrë vendime të vështira, kanë lënë pas të dashurit dhe tokën e tyre. Ja sesa keq e ka qeverisur Rama vendin tonë. Ai është katastrofa jonë kombëtare”.

Sipas kryetarit të PD-së, kjo parti do të sjellë mundësi të reja dhe shpresë tek shqiptarët.

“Ne do të sjellim punë dhe mundësi të reja, ne do të kthejmë në këtë vend shpresën dhe ata që janë larguar prej tij”, tha Basha.

 

Fraksion.com