AktualitetTë fundit

Aksident i rëndë në portin e Durrësit, trajleri përplas për vdekje punonjësen 25-vjeçare

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në portin e Durrësit.

Një trajler ka përplasur për vdekje një punonjëse të portit.

Drejtuesi i mjetit tip “Trajler”, 39-vjeçar me iniciale F.K. është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Policia tha se aksidenti ndodhi në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës.

“Në ambientet e portit, shtetasi F. K., 39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Man”, trajler, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë, – sqaroi policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia

Fraksion.com