AktualitetNATO/BETë fundit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO: Skena tronditëse në Uashington D.C, rezultati i zgjedhjeve demokratike duhet të respektohet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg ka mbajtur qëndrim lidhur me kaosin nga protestuesit në godinën Capitol në Uashington DC të SHBA.

Sipas Stoltenberg skenat janë tronditëse teksa kërkon që rezultati i zgjedhjeve demokratike amerikane duhet të respektohet.

Protestuesit që sot vërshuan brenda Kongresit të SHBA ishin mbështetës të Trump që nuk lejuan certifikimin e Joe Biden si fitues të zgjedhjeve dhe President të ardhshëm.

‘’Skena tronditëse në Washington, D.C. rezultati i zgjedhjeve demokratike duhet të respektohet.’’- shkruan Stoltenberg.

 

Fraksion.com