AktualitetPolitikëTë fundit

Rama në Turqi: Kapitull i ri bashkëpunimi mes dy qeverive

Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Ankara, Turqi, me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kreu i qeverisë u prit në aeroport dhe më pas në takim nga ministri i Urbanizimit dhe Mjedisit i Turqisë Murat Kurum.

Gjatë qëndrimit në Ankara, Kryeministri Rama do të nënshkruajë një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit strategjik me Turqinë.

“Në vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Erdogan, për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik”, – theksoi Rama.

 

Fraksion.com