Pamje të rënda, policia u drejton armën mbështetësve të Trumpit brenda Kongresit amerikan
Sa vjen dhe po rëndohet situata në Capitol Hill, ku më mijëra manifestues pro Trump kanë pushtuat godinën e Kongresit Amerikan, aku ty ku mbahej seanca për certifikimin e Joe Biden si President I Amerikës.
Siç shikohet edhe nga fotot, forcat e sigurisë brenda Kongresit kanë nxjerrë armët, duke kërcënuar protestuesit që të mos futen në brendësi të godinës.
Momenti kur evakuohet Senati
Ky është momenti kur Senati amerikan ndërpret seancën pasi protestuesit u futën në Kapitol.
Situata mbetet kaotike.
Kongresi ishte mbledhur për të certifikuar fitoren e Joe Biden.
Por protestuesit që mbështesin presidentin Trump sulmuan godinën dhe pasi thyen kordonin e sigurisë, u futën brenda.
Pence dërgohet në strehën e sigurt, kështu reagon Trump
Një situatë e paprecedent po zhvillohet në Kongresin Amerikan.
Protestuesit kanë hyrë brenda në godinën e Kapitolit.
Zëvendëspresidenti Mike Pence u dërgua në strehën e sigurisë.
Më herët ai deklaroi se nuk e ndalon dot certifikimin e Joe Biden si president.
Kurse Donald Trump tha se Pence nuk pati kurajo të mbrojë Kushtetutën.
Ai tha se Pence duhet të mbronte vendin.
‘SHBA kërkon të vërtetën,’ tha Trump.
Protestuesit brenda në Kapitol, Trump bën thirrje për qetësi
Mbështetësit e presidentit Donald Trump kanë hyrë brenda Kapitolit, godinës së Kongresit Amerikan.
Seancat janë ndërprerë.
Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje për qetësi.
“Ju lutem mbështesni Policinë e Kapitolit dhe Zbatuesit e Ligjit. Ata janë me të vërtetë në anën e vendit tonë. Qëndron të qetë!”, ka shkruar Trump në Twitter.
Ndërpritet seanca për certifikimin e Biden
Seancat në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat janë pezulluar si pasojë e përshkallëzimit të përleshjeve midis protestuesve pro-presidentit amerikan, Donald Trump dhe policisë në ndërtesën e Capitolit.
Ligjvënësit në të dy Dhomat ishin mbledhur për ta konfirmuar zgjedhjen e demokratit Joe Biden për president të ardhshëm amerikan, një rezultat ky që po kundërshtohet nga protestuesit.
Si rrjedhojë, policia e Capitolit ka mbyllur gjithë ndërtesën dhe ka shoqëruar ligjvënësit në zona të sigurta.
Ndërtesa e Kongresit amerikan u vu nën izolim për shkak se një numër protestuesish që mbështesin presidentin Donald Trump hynë në kompleksin e Kapitolit, ku ligjvënësit janë mbledhur në seancë për çertifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e tensionuar, ndërkohë që protestuesit u përplasën me policinë që ruajnë ndërtesën.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, disa njerëz goditnin me grushta dyert e sallës kryesore ku zhvillohen senacat e Kongresit në përpjekje për të hyrë brenda.
Ligjvënësit ndërprenë seancat që hapën pasdite për çertifikimin e votave elektorale dhe që po zgjaten për shkak të kundërshtimeve të disa ligjvënësve republikanë.
Njoftohet se protestuesit janë përhapur kudo në ndërtesën e Kapitolit. Policia po i shoqëron anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.
Njoftohet gjithashtu se Nënpresidenti Mike Pence është shoqëruar për në një vend të sigurtë brenda Kapitolit.
Presidenti Trump, në një koment në Twitter, u bëri thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë.
Më parë, gjatë një tubimi, ai u bëri thirrje atyre të marshonin drejt Kapitolit.
Kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit ka shpallur gjendjen e ndalim-qarkullimit duke filluar nga ora 18:00 e së mërkurës deri në orën 6 të mëngjesit.
Më herët të mërkurën, mijëra mbështetës të Presidentit Trump, duke përfshirë disa anëtarë të grupeve të dhunshme të ekstremit të djathtë, organizuan në kryeqytet demonstrata, ndërsa mbështesnin pretendimin e pabazë të presidentit se zgjedhjet u ishin vjedhur me anë të një komploti të sofistikuar.
Shumë prej tyre mbanin kapele dhe flamuj me parrullën e zotit Trump “Ta bëjmë Amerikës përsëri të Madhe”.
Presidenti foli para mijëra mbështetësve të mbledhur pranë Shtëpisë së Bardhë në lëndinën e quajtur Elipsi.
“Ne nuk do të dorëzohemi kurrë”. “Ne kurrë nuk do të pranojmë. Kjo nuk mund të ndodhë. Nuk mund të pranosh humbjen kur është fjala për vjedhje,” tha ai.
Duke iu referuar nënpresidentit Mike Pence që kryeson seancën në Kongres, Presidenti Trump tha:
“Shpresoj që Mike të bëjë gjënë e duhur. Kështu shpresoj. Kështu shpresoj, sepse nëse Mike Pence bën gjënë e duhur, ne do të fitojmë zgjedhjet. Kjo është gjithçka që ai duhet të bëjë… Ne duhet të mbrojmë vendin tonë, të mbështesim vendin tonë, të mbështesim kushtetutën tonë dhe ta mbrojmë kushtetutën tonë. Shtetet duan të përsëritet votimi, shtetet u vodhën. Iu dha informacion fals. Ata votuan bazuar mbi këtë dhe tani duan të përsëritet çertifikimi”.
Një nga djemtë e presidentit, Donald Trump Jr., dhe avokati i tij personal, Rudy Giuliani, gjithashtu folën në tubim.
Një natë më parë disa protestues u përplasën me policinë. Policia arrestoi këtë javë drejtuesin e organizatës Djemtë Krenarë, një grup që ka mbështetur presidentin Trump. Arrestimi u bë nën akuzat për shkatërrim pasurie në lidhje me një protestë të mëparshme dhe për posedim municioni.
***
Vazhdon të jetë e tensionuar situata në Capitol Hill, aty ku sot pritej që Kongresi Amerikan të certifikonte fitoren e Joe Biden. Mbështetës të Donald Trump I cili nuk pranon humbjen kanë mësyrë në ndërtesë, ndërsa oficerë të policisë kanë mbyllur dyert e ndërtesës duke lëshuar alarmin e emergjencës.
“Për shkak të një kërcënimi të brendshëm në ndërtesë, strehohuni në zyrën më të afërta dhe qëndroni të qetë.”
Policia e Capitol Hill po bllokon gjithashtu këdo që do të lëvizë nga ndërtesat e zyrës së Senatit në ndërtesën e Kapitolit të SHBA.
Ka tunele nëntokësore që lidhin ndërtesat e zyrave me ndërtesën e Kapitolit në mënyrë që senatorët, stafi dhe gazetarët ti përdorin për të kaluar.
Mbështetësit e Trumpit futen në ndërtesën e Kongresit
Mbështetës të presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hynë të mërkurën në ndërtesën e Kongresit amerikan, ku po zhvillohet procesi i certifikimit të votave elektorale nga zgjedhjet e 3 nëntorit, 2020.
Pamjet televizive të disa transmetuesve amerikanë tregojnë protestues brenda dhe jashtë ndërtesës së Kongresit, si dhe arritjen e forcave shtesë të policisë.
Kongresi u mblodh sot për të konfirmuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.
Procesi, që zakonisht është rutinor dhe ceremonial, duket se do të shkojë ngadalë, pasi disa republikanë të presidentit aktual, Trump, kanë vendosur ta sfidojnë konfirmimin, duke u thirrur në pretendime të pabaza për mashtrime në zgjedhje.
Kundërshtimet e para u paraqitën për rezultatet e shtetit të Arizonës, ku Biden është shpallur fitues.
Kundërshtimi ka çuar në dy orë debat në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.
Trump është zotuar se “nuk do ta pranojë kurrë humbjen” dhe u ka bërë thirrje mbështetësve që të mblidhen në Uashington.
“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi”, tha Trump në tubimin e mesditës.
Së paku 14 senatorë republikanë dhe rreth 140 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë thënë se do t’i sfidojnë rezultatet e disa shteteve. Por, ky vendim i ka ndarë edhe vetë republikanët.
“Votuesit, gjykatat, shtetet – të gjithë kanë folur. Nëse i tejkalojmë ata, ne do ta dëmtojmë republikën tonë përgjithmonë”, tha Mitch McConnell.
Nënpresidenti aktual, Mike Pence, tha se roli i tij “kryesisht ceremonial” në seancën e sotme të Kongresit, nuk e lejon atë që ta ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve dhe fitoren e Bidenit.
Në një deklaratë me shkrim, Pence tha se është gjykim i tij që Kushtetuta amerikane e ndalon atë ta bëjë një gjë të tillë.
“Presidenca i përket popullit amerikan dhe vetëm atij”, tha Pence.
Kolegji Zgjedhor – sistemi i përdorur për të zgjedhur presidentin e SHBA-së – e ka konfirmuar fitoren e Bidenit në muajin dhjetor.
Ligjvënësit republikanë planifikojnë t’i kundërshtojnë votat elektorale në së paku gjashtë shtete – Arizona, Xhorxhia, Nevada, Miçigen, Pensilvani dhe Uiskonsin.
Përpjekja e republikanëve nuk ka pothuajse asnjë shans për ta parandaluar Bidenin që të marrë detyrën më 20 janar, sepse demokratët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe mjaft republikanë e kundërshtojnë përpjekjen.***
Ndertesa e Kongresit amerikan u vu nën izolim për shkak se një numër protestuesish që mbështesin presidentin Donald Trump hynë në kompleksin e Kapitolit, ku ligjvënësit janë mbledhur në seancë për çertifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e tensionuar dhe ligjvënësit kanë ndërprerë seancat.
Ndërkaq, mijëra mbështetës të Presidentit Trump, duke përfshirë disa anëtarë të grupeve të dhunshme të ekstremit të djathtë, organizuan në kryeqytet demonstrata, ndërsa mbështesnin pretendimin e pabazë të presidentit se zgjedhjet u ishin vjedhur me anë të një komploti të sofistikuar.
Shumë prej tyre mbanin kapele dhe flamuj me parrullën e zotit Trump “Ta bëjmë Amerikës përsëri të Madhe”.
Presidenti foli para mijëra mbështetësve të mbledhur pranë Shtëpisë së Bardhë në lëndinën e quajtur Elipsi.
“Ne nuk do të dorëzohemi kurrë”. “Ne kurrë nuk do të pranojmë. Kjo nuk mund të ndodhë. Nuk mund të pranosh humbjen kur është fjala për vjedhje,” tha ai.
Duke iu referuar nënpresidentit Mike Pence që kryeson seancën në Kongres, Presidenti Trump tha:
“Shpresoj që Mike të bëjë gjënë e duhur. Kështu shpresoj. Kështu shpresoj, sepse nëse Mike Pence bën gjënë e duhur, ne do të fitojmë zgjedhjet. Kjo është gjithçka që ai duhet të bëjë… Ne duhet të mbrojmë vendin tonë, të mbështesim vendin tonë, të mbështesim kushtetutën tonë dhe ta mbrojmë kushtetutën tonë. Shtetet duan të përsëritet votimi, shtetet u vodhën. Iu dha informacion fals. Ata votuan bazuar mbi këtë dhe tani duan të përsëritet çertifikimi”.
Një nga djemtë e presidentit, Donald Trump Jr., dhe avokati i tij personal, Rudy Giuliani, gjithashtu folën në tubim.
Një natë më parë disa protestues u përplasën me policinë. Policia arrestoi këtë javë drejtuesin e organizatës Djemtë Krenarë, një grup që ka mbështetur presidentin Trump. Arrestimi u bë nën akuzat për shkatërrim pasurie në lidhje me një protestë të mëparshme dhe për posedim municioni.
Fraksion.com