AktualitetBota+Të fundit

‘’Jo dhunës’’, Trump sërish thirrje protestuesve: Po ju kërkoj të jeni paqësorë, kujtoni që jemi partia e ligjit dhe rendit

Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump i ka bërë sërish thirrje protestuesve që kanë vërshuar brenga godinës Capitol ku ndodhet kongresi amerikan që të jenë paqësorë.

Trump shkruan se po i kërkon të gjithëve diçka të tillë dhe mos përdorin dhunë. Ai gjithashtu thekson se proetstuesit duhet të kujtojnë se Partia Republikane është ajo e ligjit dhe e rendit.

STATUSI NGA DONALD TRUMP

Unë jam duke kërkuar që të gjithë në Capitolin e SHBA të qëndrojnë të qetë. Jo dhunës! Mos harroni, NE jemi Partia e Ligjit dhe Rendit – respektoni Ligjin dhe burrat dhe gratë tona të shkëlqyera në Blu. Faleminderit!

Fraksion.com