AktualitetKosovaTë fundit

Hasani: Kurti mund të jetë kryeministër, por jo deputet

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se aktgjykimi i plotë i kësaj gjykate ka qartësuar se të gjithë personat e dënuar me gjykim të formës së prerë në tre vjetët e fundit, nuk kanë të drejtë të kandidojnë për deputetë dhe të marrin mandate nga Kuvendi i Kosovës, përfshirë këtu edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Megjithatë, sipas tij Kurti mund të nominohet për postin e kryeministrit, nëse partia e tij i fiton zgjedhjet.

“Nuk ka të drejtë, është e qartë ajo që e ka thënë Gjykata Kushtetuese”, tha Hasani.

“Ajo nuk ka lidhje (me kandidimin për deputet). Mundet, Gjykata nuk e ka ndaluar këtë (nominimin për kryeministër)”, tha Hasani, raporton REL.

Çështja e kandidimit të Kurtit në zgjedhjet e ardhshme është aktualizuar pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin lidhur me zgjedhjen jokushtetuese të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti, për shkak të votës së Etem Arifit.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com