AktualitetPolitikëTë fundit

“Faleminderit”: Fotogaleri nga vizita zyrtare e kryeministrit Rama në Turqi

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Ankara, me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Faleminderit”, tha Rama, ndërsa publikoi pamje nga përmbyllja e axhendës së takimeve të ditës së sotme, e cila nisi me ceremoninë zyrtare të pritjes nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Po ashtu, Rama përcolli edhe momentet kryesore të vizitës zyrtare përmes fotove. “Dita e çeljes së një kapitulli të ri në rrugën e partneritetit strategjik me Turqinë”, u shpreh Rama.

I shoqëruar nga delegacioni shqiptar në përbërje të së cilit ishin disa prej ministrave të kabinetit qeveritar, gjatë kësaj vizite u nënshkruan një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit  strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Kjo vizitë, sipas Kryeministrit Rama, hap një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive.