“1 mln shqiptarë pa karta ID”; Apeli i Yuri Kim: Merrni kartat e reja të ID që të votoni, mos prisni minutën e fundit
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka bërë një apel të gjithë shqiptarëve që të rinovojnë kartat e tyre të identitetit dhe të marrin letërnjoftimin e ri në mënyrë që të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e 25 prillit. Kartat ID janë të rëndësishme për votimin biometrik që do të realizohet në zgjedhjet e 25 prillit si pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit arritur mes partive politike. Kim shprehet se qytetarët të mos e lënë atë për moment të fundit dhe të jetë tepër vonë për të votuar.
Përmes një postimi në ‘Twitter’ ambasadorja thekson se në këtë mënyrë qytetarët do të mund të marrin shërbimet, si dhe të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas saj është thelbësore që të zbatohet marrëveshja mbi reformën zgjedhore.
“Është urgjente që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të marrin karta të reja identiteti në mënyrë që të mund të marrin shërbime dhe të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Lëshimi i letërnjoftimeve të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes mbi reformën zgjedhore. Ju lutemi mos prisni derisa të jetë tepër vonë – merrni letërnjoftim të ri tani, kështu që të mund të votoni më 25 prill”, -tha ambasadorja amerikane.
Fraksion.com