Përparimi plagosi edhe nipin; Zbulohen telefonatat e përgjuara të vrasësit me viktimat
Biseda mes Përparim Telës dhe viktimës Kristina Bardhit:
Kristina: Pse merr në telefon, si e ke hallin?
Përparimi: Mirëmëngjes, mirë je, të pashë që je zgjuar dhe të mora…
Kristina: Ca do?
Kristina: Çfarë do?
Përparimi: Dua të flas 2 minuta me ty.
Kristina: Absolutisht as edhe një gjë
Përparimi: Dy minuta, jo në shtëpi. Dua të flas me ty, përse nuk pranon, ku të duash afër shtëpisë
Kristina: Nuk dua fare.. fare
Përparimi: Mirë mirë do që të flasim në messenger?
Kristina: Hape pak messengerin.
Ndërsa kjo është biseda mes djalit të vrasësit dhe djalit të një prej viktimave:
Djali i Përparimit, Kristo: Mos u mërzit o vëllai im, ti mos u mërzit, se unë nuk mërzitem për atë. Mërzitem për nanën dhe për mamin tat.
Djali i Zhanetës, Anxhelo: Ja këtu janë, janë futur në frigorifer, direkt të vdekur të dyja.
Djali i Përparimit, Kristo: Ti e pe të gjithë ngjarjen?
Djali i Zhanetës, Anxhelo: Po që të gjithë. Unë isha aty, mbrapa mamit
Djali i Përparimit, Kristo: Më rafte pika mu o zot.
Gjithashtu u transmetua biseda mes djalit të vrasësit dhe vajzës të njërës prej viktimave:
Vajza: O Zot i madh, ça na gjeti kështu. Mami si është, me kë e lë mamin?
Djali i Përparimit, Kristo: Ka ardh çuni xhajës.
Vajza: Mos qaj zemër, mos u mërzit. E di si po dridhem më ka rënë dy herë të fikët.
Djali i Përparimit, Kristo: Do marrësh gjak te unë?
Vajza: Asnjëherë në botë, nuk lahet gjaku me gjak, nëse do merret gjak do merret te ai. Atë të mos e lenë gjallë atje në burg.
Ndërkohë është bërë i ditur fakti që në vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 31 dhjetor në shtëpinë e Zhaneta dhe Pranvera Metani. Plagosjen me armë të nipit të përparimit, Kastriotit, i cili e shoqëroi autorin e vrasjes në banesën e viktimave.
Fraksion.com