Përdhunohet dhe vritet në mënyrë të tmerrshme stjuardesa, nën akuzë 11 burra (FOTO)
Njëmbëdhjetë burra janë akuzuar për përdhunim në grup dhe vrasje, pasi stjuardesa 23-vjeçare Christine Angelica Dacera u gjet e vdekur në një vaskë në një hotel në Filipine, shkruan Daily Mail.
Në prag të Vitit të Ri, Dacera dhe kolegët e saj mbërritën në hotelin luksoz City Garden në qytetin e Makatit.
Të nesërmen e festës së Vitit të Ri, kolegia e Dacera-s, Rommel Galida u zgjua rreth orës 10 dhe, duke menduar se Dacera ishte në gjumë, e mbuloi me një batanije dhe u kthye për të fjetur.
Kur Galida u zgjua përsëri pas disa orësh, ai vuri re se Dacera ishte pa ndjenja dhe se ajo ishte mbytur.
Mediat lokale shkruajnë se policia akuzoi 11 burra për përdhunim dhe vrasje të cilët po qëndronin në dhomat e hotelit që ishin afër Dacera-s.
Kreu i administratës policore të Qytetit të Makatit, Harold Depositar, tha se akuzat janë të përkohshme sepse priten gjetjet e autopsisë.
Tre burra të akuzuar tashmë janë dorëzuar në polici dhe tetë janë ende në arrati.
Një hetim për këtë rast është ende duke vazhduar.
Fraksion.com