Parashikimi i motit, e martë 5 janar 2021
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e martë moti parashikohet me alternime vranësirash, të cilat në orët e mbrëmjes marrin karakter të dendur.
Do ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar që në orët e para të 24-orëshit në zonën Veriore dhe Qendrore. Në Alpe do ketë reshje të dobëta bore. Parashikohet mjegull e dendur në orët e mëngjesit përgjatë luginave.
Do ketë prezencë ngricash në rrugë në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim Juglindje –Jug 1-10 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e ulëta dhe luginore era do jetë me shpejtësi 15-18m/s. Valëzim në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 6/11 | re shi |
Kukës | -1/5 | re shi borë |
Lezhë | 5/12 | re shi |
Dibër | -2/4 | re shi borë |
Durrës | 5/13 | re shi |
Tiranë | 6/14 | re shi |
Elbasan | 3/12 | re shi |
Berat | 4/11 | re shi |
Vlorë | 4/14 | re shi |
Korcë | -3/5 | re |
Gjirokastër | 2/10 | re shi |
Sarandë | 5/14 | re shi |
Fraksion.com