AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Mima: Qeveria nuk ka para për pensionet e shtresat në nevojë, programi ekonomik i PD lokomotivë zhvillimi

Ish- deputeti i PD-së Florian Mima, tha sot për ATSH se “ekonomia është e rrënuar dhe sektorët më të prekur janë shëndetësia, arsimi, bujqësia, por PD më programin e saj do jetë një lokomotivë zhvillimi”.

Mima theksoi se “buxheti është thjesht reflektim i shtetit policor, i shtetit oligarkik dhe narkoshtetit që sundojnë sot në Shqipëri. Nuk ka para për pensionistet, nuk ka para për familjet në nevojë, nuk ka para për bujkun, mjekun e arsimtarin por ka me tepri për të blerë mjete represioni ndaj popullit,  për të furnizuar kanalet e pista te oligarkisë si edhe për të pastruar paratë e pista të narkomafies në ndërtim dhe aktivitete te tjera”.

Mima premton se PD do të garantojë një shtet ligjor që garanton liritë e individëve e sipërmarrjeve.

“Pra, zgjidhja është jo vetëm e thjeshtë, por edhe një detyrim patriotik, ligjor dhe moral për PD, ta kthejë policinë nga një instrument dhunë ndaj popullit në mbrojtëse të interesave të popullit dhe për këtë duhen më pak para. Të ndërpresë furnizimin e kanaleve oligarkike me para të taksave të shqiptareve. Te shkulë nga rrënjët narkoshtetin dhe lavatriçet e tij të pastrimit të parave”, tha ai.

I pyetur se ku bazohet platforma e PD për ringjalljen e ekonomisë, Mima shprehet se “edhe kjo është e thjeshtë, në një shtet ligjor që garanton liritë e individëve e sipërmarrjeve, një shtet që respekton si fermerin e thjeshtë që shet majdanoz apo rigon ashtu edhe punëdhënësin e madh që punëson ndershmërisht mijëra shqiptarë”.

Mima shtoi se kjo arrihet duke hequr nga rruga e zhvillimit të shoqërisë, narkoshtetin, shtetin policor dhe oligarkinë dhe duke lënë individët dhe sipërmarrjet të prosperojnë në liri.

“PD është sot forca më e madhe opozitare dhe nesër programi i saj ekonomik do të jetë lokomotiva e trenit të zhvillimit, por nëse është e nevojshme për të mirën e shqiptarëve, ajo është e gatshme t’a plotësoje këtë program edhe me ide të moralshme, të shëndosha e të realizueshme, pavarësisht se ato mund të kenë përkatësi të majte apo të qendrës”, tha ai për ATSH.

Mima në fund tha se “në mandatin e ri, besoj se ideologjia do të jetë gjeja e fundit për t’u konsideruar kur vjen fjala të mirëqenia e shqiptarëve, zhvillimi ekonomik dhe shteti ligjor”.

 

Fraksion.com