AktualitetBota+Të fundit

Liderët arab nënshkruan deklaratën përfundimtare në samitin e këshillit të Gjirit

Në një takim që shënon pajtimin në rajon, liderët e Gjirit Arab nënshkruan një deklaratë përfundimtare në samitin e 41-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit dhe një deklaratë të posaçme të quajtur “pas qytetit Al-Ula”.

Përveç Arabisë Saudite si nikoqire, deklaratat u nënshkruan nga liderët e Katarit, Kuvajtit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Omanit dhe Bahreinit.

Detajet e deklaratës ende nuk janë njoftuar.

Takimi i nivelit të lartë filloi sot në qytetin saudit Al-Ula në mes pajtimit historik në Gjirin Arab.

Takimi i nivelit të lartë, i ndjekur nga Emiri i Katarit, Tamim Bin Hamad Al Thani, erdhi një ditë pas vendimit saudit për të rihapur kufijtë ajror, tokësor dhe detar me Katarin, pas një mosmarrëveshjeje tre-vjeçare.

Duke përqafuar Al Thanin në pritje, Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, falënderoi Kuvajtin dhe SHBA-të për përpjekjet e tyre në arritjen e “pajtimit të shumëpritur”.

Një video e transmetuar nga agjencia zyrtare saudite e lajmeve tregoi princin duke përshëndetur ngrohtësisht liderin e Katarit kur ai mbërriti në Al-Ula për samitin.

Nga ana e tij, Emiri i Kuvajtit, Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Sabah, përshëndeti liderët e Gjirit për arritjen e marrëveshjes, duke e quajtur atë “marrëveshje historike”.

“Unë ju përgëzoj të gjithëve për arritjen tonë historike në njoftimin e sotëm se kemi arritur nënshkrimin e marrëveshjes Al-Ula”, tha Al-Sabah në fjalën e tij në hapjen e samitit.

Ai po ashtu vlerësoi përpjekjet e liderëve të Gjirit, presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, për “përpjekjet e sinqerta” në mbështetjen e marrëveshjes së Gjirit dhe për arritjen e “shpresave dhe aspiratave” të popujve të Gjirit.

Dje, Arabia Saudite dhe Katari ranë dakord për rihapjen e kufijve tokësor, ajror dhe detar, në një lëvizje që sinjalizon një fund të mosmarrëveshjes shumëvjeçare të Gjirit midis Dohas dhe fqinjëve të saj.

Në vitin 2017, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti vendosën një bllokadë në Katar, duke e akuzuar atë për mbështetje të terrorizmit dhe ndërhyrje në punët e tyre të brendshme.

Doha zëshëm mohoi akuzat, duke akuzuar fqinjët e saj për sulm ndaj sovranitetit të vendit.

 

Fraksion.com