“Ka shitur 10 fëmijë”; Vrasja e 31 dhjetorit: Gruaja e Përparim Ademit mike me të dashurën e burrit të saj
Vrasja e dy motrave në Astir ka tronditur mbarë opinionin shqiptar.
Përparim Ademi vrau me breshëri plumbash Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin. Ai kishte lidhje intime me të dyja motrat, ndërsa vëllai i tyre Bashkim Metani ka bërë disa deklarata tronditëse duke thënë se Ademi i shfrytëzonte motrat e tij si prostituta.
Për më tepër ai i linte shtatzënë ato dhe fëmijët i shiste përmes një avokati në Selanik. Sipas tij janë më shumë se 10 fëmijë që janë shitur.
Nga ana tjetër, bashkëshortja e Përparim Ademit, Vjollca ishte në dijeni të marrëdhënies intime me dy motrat madje ishte shoqe me të dyja.
Vëllai i motrave ka deklaruar se ata shkonin të gjithë me pushime sëbashku, madje edhe gruaja e tij, Vjollca kishte shitur një fëmijë pasi nuk u dilnin lekët që të përfundonin vilën.
Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani jetonin me qira në shtëpinë e Përparim dhe Vjollca Ademit. Vetëm kohët e fundit dy motrat kishin blerë një banesë dhe ishte shpërngulur.
Dy motrat ishin përpjekur që të shkëputeshin nga Përparim Ademi, por ai nuk ka qenë dakord dhe ka përfunduar duke i vrarë.
E gjithë vrasja makabre ndodhi në sy të djalit të mitur të Zhaneta Metanit.
Siç duket edhe nga fotot e publikuara, gruaja e Përparim Ademit kishte ‘friends’ në rrjetet sociale dy motrat, por edhe pjesëtarë të familjes së tyre, madje edhe vëllai Bashkim Metani.
Në dëshminë e djeshme, gruaja e Ademit, Vjollca ka rrëfyer se ishte në dijeni që e tradhtonte me 2 motrat Metani, por nuk kishte thënë gjë, pasi donte që ta shihte bashkëshortin e lumtur. Madje ajo ka shkuar edhe më tej duke rrëfyer se dilnin shpesh.
“I kam bërë mikesha, udhëtoja me to. Kam heshtur për të ruajtur marrëdhënien”. Ajo ka shtuar se ka patur hyrje dhe dalje familjare me to, madje edhe kanë udhëtuar së bashku.
Fraksion.com