AktualitetPolitikëTë fundit

Çdo 1 orë, 60 të vaksinuar; Qendra e parë në “Air Albania”. Pas Tiranës, nis në Vlorë dhe Shkodër

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shpjegoi me detaje të gjithë hapat që do të ndiqen.

“Janë marrë masat për të gjithë elementët e sigurisë. Do të kemi skuadrat e vaksinatorëve, të mjekëve si dhe të koordinatorëve që do të lehtësojnë këtë proces. Do të kemi ekipet e urgjencës për çdo eventualitet të cilët do të vendosen në postacione të përcaktuara, qoftë jashtë “Arenës”, qoftë në ambientet e vetë stadiumit. Aktualisht janë vendosur dhe po vijojnë të vendosen postacionet. Janë rreth 20 postacione deri tani. Por në fakt në tërësinë e unazës të gjithë “Arenës” do të jenë 60 postacione për vaksinimin. Planifikojmë që çdo një orë të vaksinohen 60, ndoshta diçka më shumë qytetarë. Dhe do të vijojmë kështu 8-10 orë në ditë. Sigurisht që vaksinat e para që do të vijnë i dedikohen sipas planit tonë të vaksinimit grupeve të riskut”.

Kryeministri Edi Rama u shpreh shpresëplotë se vaksinimi mund të nisë përpara javës së tretë të janarit.

“Fillojmë javën e tretë të janarit, shpresojmë edhe më shpejt. Jemi në një fazë realisht shumë positive. Kemi siguruar 500.000 dhe një trend për planin e kalendarizuar. Do mbështesim edhe Infektivin në Prishtinë”.

STATUSI NGA EDI RAMA

🌼 #SHQIPËRIABUZËQESH – Në instalim e sipër Qendra e Parë e Vaksinimit anti-Covid19 në Air Albania Stadium😍
Së shpejti nisim vaksinimin e bluzave të bardha, që synojmë ta fillojmë më parë se sa afati kontraktual me Pfizer për javën e tretë të janarit, përmes punës intensive diplomatike në shumë drejtime😉
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/519195132353146

 

Fraksion.com