AktualitetPolitikëTë fundit

Basha: Rama dështoi në çdo sektor dhe shkatërroi ekonominë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se “Edi Rama dështoi në çdo sektor dhe e shkatërroi ekonominë”.

Basha shprehet se “shpenzimet për të jetuar dhe papunësia rriten çdo ditë. Ne do të sjellim shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Basha shprehet se “ju kujtohet ku Edi Rama premtoi uljen e kostos për shportën ushqimore. E kundërta ndodhi. Çmimet e ushqimeve që na duhet për të mbijetuar janë rritur me 40%, më të shtrenjtat në rajon. Gjysma e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri. Nëse nuk e ndalim sot Shqipëria do të përballet me një krizë urie. Ne kemi një plan konkret. Ne do të rrisim punësimin. Do të krijojmë vende të reja pune. Me paga dhe pensione me të mira duke e bërë koston e jetesës të përballueshme”.

 

Fraksion.com