AktualitetPolitikëTë fundit

Tabaku: Viti 2020 me sprova të vështira, por shembja e Teatrit ngjarja më e keqe

Ish- deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e konsideron vitin 2020 një vit të vështirë, por më e keqja sipas saj është shembja e Teatrit Kombëtar në mes të pandemisë.

Ajo shprehet se viti 2020 ka qenë një vit i vështirë sprovash për Shqipërinë. “Shumë ngjarje e shënjuan këtë vit, por për mua ngjarja me e keqe ishte prishja e teatrit”, shprehet Tabaku.

“Në mesin e pandemisë, kur shumica e shqiptarëve po respektonin vendimet e qeverisë për të shmangur grumbullimet e për të kufizuar përhapjen e virusit, kjo e fundit hajdutëshe vendosi të dërgojë policinë dhe makineritë e rënda që shembën godinën e Teatrit Kombëtar. Një godinë që ishte kthyer jo vetëm në një simbol të rezistencës kundër grabitësve të publikes dhe shkatërruesve të privates, por njëkohësisht edhe një simbol i traditës dhe identitetit të një qyteti të vendosur në morsën e babëzisë, një një pandemi më e hershme se sa kjo e koronavirusit”, tha  ajo.

Po ashtu, Tabaku shton se në mëngjesin e 17 majit 2020 fadromat goditën një godinë që për vite u mbrojt nga qytetarët dhe aktivistët.

“E goditën pa mëshirë, me etjen për të grumbulluar sa më shumë pushtet dhe për të skllavëruar qytetin që na rriti. Zgjodhën pikërisht 100-vjetorin e kryeqytetit për të njollosur Tiranën dhe për t’i hequr asaj një tjetër rruazë të historisë dhe identitetit. Por, pas vështirësive padyshim që vjen lehtësimi”, shprehet Tabaku.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com