“Unë kërkoj burrë me B të madhe”; Sivana, Saimirit: Uomo semplice, scelte semplice
Është mbyllur rrugëtimi i Silvanës në Love Story, teksa puntata e shtatë ishte e mbushur me emocione, surpriza dhe shumë atmosferë festive.
Silvana ishte konkurrentja e cila nuk mundi të merrte trëndafil nga Saimiri, teksa tashmë në garë kanë mbetur vetëm nëntë konkurrente.
Ajo u shpreh se është shumë e lumtur që u largua, teksa nuk munguan kritikat dhe pakënaqësitë ndaj Saimirit.
Silvana: Jam e shumë e lumtur që largohem sonte sepse e kam menduar gjatë gjithi javës. Më bën për të qershur fakti që çdo vajzë që bën debate me ty, ikën çdo javë. Unë do ta quaja, ‘uomo semplice, scelte semplice’, sepse ti je mashkull i thjeshtë dhe kërkon femrat këtu që të ulën, të përulen. Unë nuk jam ajo zemër, unë kërkoj një karakter shumë të fortë. Unë kërkoj burrë me B të madhe.”
Saimiri: Duhet të bëhesh njëherë grua me G të madhe që të kërkosh një burrë me B të madhe…
Flavia ishte vajza që mori trëndafilin e parë, duke qenë se Saimiri pa tek ajo anën e ndjeshme në takimin e shkurtër që patën./tvklan.al
Fraksion.com