AktualitetBota+Të fundit

Rusia vazhdon shpërndarjen dhe vaksinimin kundër COVID-it

Më herët gjatë këtij viti, Rusia pretendoi fitore në garën globale për një vaksinë kundër koronavirusit. Por sikurse njofton nga Moska korrespondenti i Zërit të Amerikës Charles Maynes, sfida e re e Kremlinit është shpërndarja e vaksinës dhe bindja e rusëve se vaksina është e sigurtë dhe ka efekt.

Në ballë të frontit rus kundër koronavirusit është vënë vaksina “Sputnik V”, e para e miratuar në botë, thonë zyrtarët rusë, me mbi 90% efikasitet kundër virusit. Përfituesit e parë thonë se po vaksinohen për të dërguar një mesazh më të gjerë. Ndër ta është mjeku Anton.

Me shembullin tonë, tregojmë se vaksina është e nevojshme dhe ne jemi ndër të parët.

Ndërsa Rusia përballet me mbi 3 milionë infektime dhe 50 mijë të vdekur nga virusi, Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar një program kombëtar të vaksinimit vullnetar.

Dozat e para janë për personelin mjekësor, punonjësit e tjerë të vijës së frontit dhe më të rrezikuarit. Grupi tjetër përbën moshën mbi 60 vjeçare, ku përfshihet edhe udhëheqësi rus. Ndërsa shtohen përpjekjet, deri tani rreth 300 mijë njerëz janë vaksinuar. Mjeku Andrei Tyzhelnikov është shef klinike në Moskë.

Historia e mjekësisë na mëson se falë vaksinimit, ne kemi mundur infeksione serioze. Vrusi aktual nuk bën përjashtim. Sa më shpejt që njerëzit të vaksinohen aq më shpejt do të përmirësohemi.

Por disa ngrenë pyetjen nëse gara për vaksinën reflekton politikën mbi shkencës në Rusi. Zhvilluesit e vaksinës pretenduan fitoren ndaj homologëve perëndimorë para se të fillonin provat standarde të fazës së tretë, thonë kritikët. Anton Orekh është me Radion Eko e Moskës.

Ndoshta me të vërtetë do të funksionojë në rregull. Por kur fillojmë të diskutojmë se si ne e bëmë më shpejt dhe pëpara gjithë botës, atëherë shqetësohem.

Anketat e fundit tregojnë se publiku është i ndarë rreth vaskinës.

Nuk do ta marr sepse shumë njerëz nuk i besojnë,” thotë një kalimtar.

Padyshim që do të vaksinohem, që familja, miqtë dhe kolegët të jenë të gjithë të sigurtë dhe të shëndetshëm,” thotë një grua.

Ata që vlerësojnë shëndetin e tyre do të vaksinohen. Ata që nuk e vlerësojnë, nuk ke se çfarë të bësh që t’u ndryshosh mendjen,” thotë një tjerë kalimtar në Moskë.

Në pikëpyetje qëndron edhe aftësia e Rusisë për të prodhuar dhe shpërndarë dhjetëra milionë doza.

Zhvendosja e udhëzimeve shëndetësore se sa kohë nuk duhet pirë alkool para dhe pas marrjes së vaksinës, po ashtu ka ngadalësuar vaksinimin para festave të Vitit të Ri.

Këtë muaj firma britanike AstraZeneca ra dakord për partneritet me Rusinë për të përmirësuar efikasitetin e vaksinës së saj…një votë e rëndësishme besimi. Kremlini shpreson të bindë një numër në rritje rusësh, se kur bëhet fjalë për të mbrojtur veten nga koronavirusi, vaksina Sputnik V mund të jetë mënyra më e mirë./voa

 

Fraksion.com