“Nuk jam si ti që e bëj për një kafe”; Pas deklaratave, “shpërthejnë” mamatë në studio
Pjesë e “Për’puthen” ditën e sotme ishin mamatë e dy prej vajzave më të komentuara të këtij sezoni, Sindit dhe Melisës.
Pas debateve të rënda që kanë ndodhur në studio mes vajzave, e ëma e Sindit i kërkon falje të ëmës së Melisës, por kjo gjë nuk ka mjaftuar për këtë të fundit!
Sindi ka deklaruar në hyrjen e saj në emision se nuk ka pasur marrëdhënie me meshkujt, e në “Për’Puthen” vjen për të përjetuar për herë të parë këto emocione. Ndërkohë, kjo deklaratë shpesh është pasur me deklarata të tjera nga konkurrentët, të cilët kanë vendosur gjithnjë në pah, temën e virgjërisë. Kjo ishte dhe arsyeja e debatit mes Melisës dhe Sindit.
E ëma e Sindit: Dua ti kërkoj falje nënës së Melisës dhe e di shumë mirë si është ndjerë me sharjen e Sindit. Por faji është i të dyjave, sepse janë të reja, por them dhe e siguroj që Sindi nuk e ka atë mendim për Melisën, sepse nuk e njef fare, ishte një shprehje shumë vulgare që nuk duhet të thuhej dhe I kërkoj shumë falje
E ëma e Melisës: Në lidhje me takimin, pyetja ishte për Mevlanin, Sindi kishte bërë përzgjedhjen vetë për Mevlanin dhe përgjigjja e takonte atij. Ku e mori Sindi opinion për Melisën?
Sindi: Unë me Melisën kemi shumë shoqe të mira, kemi ndarë dhe sekrete që nuk mund t’ja themi kujt, ka qenë disa momente ku me ishte akumuluar ajo mërzitja. Thamë gjëra që nuk duhet t’ja kishim thënë njëra tjetrës, nuk ishte një opinion i saktë, ama të dyja degraduam, nuk duhet të kishim thënë gjëra që thamë. Pastaj kanë qenë provokimet e njëpasnjëshme.
Melisa: Ti do të jesh në qendër të vëmendjes.
E ëma e Melisës: Mund ta ketë prekur fjala virgjëreshë por ajo erdhi vetë kështu në program. Sindin e kam ndjek, nëse Melisa nuk do kishte dal nga studio situata do ishte përkeqësuar.
E ëma e Sindit: (I drejtohet Melisës) E ke ofenduar në qenien e saj si femër, ajo nuk është e aftë si femër. Ti nuk duhet të gjykosh asnjeri, ke ardhur ashtu siç ke dashur, Sindi është temperament tjetër. Ti nuk mund të debatosh dot me Sindin me ato lloj pyetjesh.
Melisa: Nuk kisha pse ta sulmoja Sindin, thjesht kam dashur të pyes Mevlanin, doja të dija zgjedhjet e tij.
E ëma e Melisës: Janë komente që bëhen rreth takimit. Fjala seks nuk na shkon, por është një pjesë që plotëson “Përputhen”, lënda është futur edhe në shkollë. Të gjitha takimet e Sindit kanë qenë shëmbëlltyrë e Melisës. Jo të bëjë krahasimet me Melisën në takim./tch
Fraksion.com