Ndahet nga jeta stilisti francez i modës, Pierre Cardin
Stilisti francez i modës, Pierre Cardin, ndahet nga jeta në moshën 98-vjeçare.
Cardin është vlerësuar për revolucionarizimin e modës me modelet e tij futuriste në vitet 1950 dhe ‘60.
Ai gjithashtu ka qenë ndër të parët në biznes, që ka licencuar emrin e tij për t’u përdorur në një gamë produktesh, të tilla si syzet e diellit.
Cardin ka vdekur në një spital pranë Parisit, njoftoi të martën familja e tij.
“Është një ditë e trishtimit të madh për të gjithë familjen tonë. Ne të gjithë jemi krenarë për ambicien e tij këmbëngulëse dhe guximin që ai ka treguar gjatë gjithë jetës së tij”, thuhet në deklaratën e familjes.
Cardin ka lindur në Itali në vitin 1922, por është zhvendosur në Francë si fëmijë.
Ai është pranuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Francës në vitin 1992.
Fraksion.com