Dorëhiqet Cakaj merr ‘me vete’ dhe zv.ministrin e Jashtëm; Lirohet nga detyra Sokol Dedaj
Dorëheqja e Gent Caka nga ministri i Jashtëm në detyrë ka sjellë dhe lirimin nga detyra e zv.ministrit për Ministrinë e Jashtme, Sokol Dedaj.
Vendimi për lirimin nga detyra është firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe.
Dorëheqja e parevokueshme e ministrit në detyrë Gent Cakaj ditën e sotme solli ndryshime në qeveri, ku në vend të tij u emërua Olta Xhaçka, ndërsa ministër i Mbrojtjes risolli në qeveri Niko Peleshin.
Vendimi
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë
30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e
Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Sokol Dedja, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Fraksion.com