AktualitetPolitikëTë fundit

Basha: Shqipëria jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se pas  7 vitesh dështime, Rama mund të ofrojë vetëm dështime të tjera më të mëdha.

Ai tha se edhe në fundin e vitit, Rama dha vetëm premtime boshe.

“Ai gënjen kur flet për ndihmë ekonomike. Fakti është se Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Kosto e jetesës rritet dita ditës, papunësia shtohet përditë, bizneset dhe dyqanet mbyllen dhe familjet shqiptare nuk marrin ndihmë nga qeveria. Por këto fakte nuk e pengojnë Ramën të gënjejë dhe të thote se “çdo gjë është në rregull”. Kur i mohon problemet ku je zhytur, si mund t’i zgjidhësh ato”, tha ai

Po ashtu Basha shton se “kupa është mbushur”. Sipas tij, pas 7 vitesh dështime, Rama mund të ofrojë vetëm dështime të tjera më të mëdha. “Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për popullin, jo një qeveri që kujdeset për veten. Ky vit i keq do të kalojë dhe ne sëbashku do t’i kthejmë shpresën Shqipërisë”, u shpreh Basha.

 

Fraksion.com